Komuniteti
Rregullorja
Për ta mbajtur Albachati një vend të këndshëm për të gjithë, ju lutemi respektoni këto rregulla.
1
Respekto të gjithë anëtarët
Trajto çdo person me mirësjellje. Nuk lejohen fyerjet, ofendimet personale, racizmi, gjuha e urrejtjes apo diskriminimi i çfarëdo lloji.
2
Pa spam dhe flood
Mos dërgo mesazhe të përsëritura, shkronja të mëdha të tepërta (CAPS), ngjyra bezdisëse apo flood që bllokon dhomën.
3
Pa reklama të palejuara
Ndalohet reklamimi i faqeve, rrjeteve ose shërbimeve të tjera pa miratimin paraprak të stafit.
4
Pa përmbajtje +18
Ndalohet shpërndarja e materialeve pornografike, të dhunshme, të paligjshme ose të papërshtatshme për të mitur.
5
Respekto privatësinë
Mos ndaj të dhëna personale (adresa, numra, foto) të të tjerëve pa pëlqimin e tyre. Mbro edhe të dhënat e tua.
6
Një identitet i qartë
Mos imito stafin ose anëtarë të tjerë. Zgjidh një nofkë (nick) të përshtatshme dhe jo ofenduese.
7
Pa mesazhe private të padëshiruara
Mos shqetëso përdoruesit me PM të përsëritura. Nëse dikush të thotë "mjaft", respektoje.
8
Dëgjo stafin
Vendimet e moderatorëve, operatorëve dhe administratorëve duhet respektuar. Ankesat trajtohen me qetësi te #ndihme.
Shkelja e këtyre rregullave mund të çojë në paralajmërim, heshtje (mute) ose përjashtim (ban) nga stafi.